Covid 19 i merr jetën të riut nga Deçani

127

Si pasojë e infektimit me Covid-19, sot ka ndërruar jetë i riu nga Deçani, Alban Muslijaj.

Albani vdiq në moshën 38-vjeçare. I ndjeri ishte një ndër frizerët më të mirë në Kosovë.

Gjendja me Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë alarmante.

Që nga shfaqja e pandemisë e deri më tani janë raportuar 2.072 raste të vdekjes.