Situata vazhdon që të jetë mjaft e vështirë në Nju Jork, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 400 persona. Numri total i viktimave ka shkuar në 3602, ndërsa në total janë infektuar 77967. Autoritetet kanë kërkuar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, të aplikojnë distanconin social, ndërsa parashikohet që piku e pandemisë ende nuk ka arritur. COVID-19 ka ndryshuar jetët e njujorkezëve dhe e ka shtuar frikën, e kjo duket në përditshmërinë e secilit prej qytetarëve aty.