Sugjerimi i Qendrës Kombëtare për Sëmundje i SHBA-së është se së pari duhen vaksinuar 12 milionë punonjës shëndetësorë, ata të sigurisë kombëtare, dhe punonjës tjerë esencialë. Pastaj do të vijnë 110 milionë njerëz të rrezikuar, ata mbi moshën 65 vjeçe ose ata me sëmundje tjera, e pastaj vjen popullata tjetër
Kush do të jetë i pari në rend për vaksinë kundër Covid-19? Autoritetet shtetërore shpresojnë që deri në fund të shtatorit të kenë një udhërrëfyes rreth asaj se si të shpërndahen dozat e para, por ky është një vendim i vështirë, shkruan AP. “Përgjigja nuk do t’i pëlqen të gjithëve”, tha Dr Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA. “Do të ketë shumë njerëz të cilët ndihen se duhet të jenë në krye të listës”.
Tradicionalisht, të parit në rend për një vaksinë që është me numër të kufizuar janë punonjësit mjekësore dhje njerëzit më të brishtë ndaj infektimit. Por Collins thotë se duhet konsideruar gjeografia dhe t’i jepet prioritet njerëzve ku virusi është duke goditur më së shumti. Dhe mos t’i harrojmë edhe vullnetarët që murrën vaksina të rrejshme, për të mundësuar krahasimin e tyre me grupin që murr vaksinën e vërtetë, thotw Collins: “Ua kemi borxh…një prioritet të posaçëm”. Studime të mëdha që po bëhen këtë verë kanë për qëllim të vërtetojnë nëse ndonjëra nga vaksinat eksperimentale kundër Covid-19 janë të sigurta dhe efektive. Kompanitë farmaceutike Moderna Inc. dhe Pfizer Inc nisën testet javën e kaluar ku do të përfshihen nga 30,000 vullnetarë në secilin studim. Në muajt e ardhshëm, edhe AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax do të bëjnë teste në numër të madh të vullnetarëve. Gjithashtu edhe disa vaksina të bëra në Kinë janë duke u testuar nëpër shtete tjera.
Edhe pse SHBA është duke grumbulluar doza të mëdha të vaksinës, ekziston një e vërtetë e rëndë. Edhe nëse një vaksinë deklarohet të jetë e sigurt dhe efektive deri në fund të vitit, nuk do të ketë mjaft vaksina për të gjithë përnjëherë, posaçërisht ngase shumica e vaksinave potenciale duhet të merren në dy doza, shkruan AP. Kjo është dilemë globale. OBSH gjithashtu po lufton me pyetjen se kush duhet t’i merr i pari gjersa po përpiqet të sigurojë shpërndarjen e drejtë të vaksinës për shtetet e varfra, vendime që po vështirësohen ngase shtetet e pasura e kanë kapur tregun për dozat e para. Vënia e prioriteteve do të kërkojë “logjikë kreative dhe morale” tha Bill Foege, i cili e drejtoi strategjinë e vaksinimit e cila çoi në çrrënjosjen globale të lijës. Foege tani po e udhëheqë grupin i cili do të këshillojë qeverinë. Ai e quan këtë “një mundësi, dhe një barrë”.
Sugjerimi i Qendrës Kombëtare për Sëmundje i SHBA-së është se së pari duhen vaksinuar 12 milionë punonjës shëndetësorë, ata të sigurisë kombëtare, dhe punonjës tjerë esencialë. Pastaj do të vijnë 110 milionë njerëz të rrezikuar, ata mbi moshën 65 vjeçe ose ata me sëmundje tjera, e pastaj vjen popullata tjetër. Mirëpo disa anëtarë të komitetit thonë se tashmë punonjësit mjekësorë kanë mbrojte më të mirë dhe pajisje më të mira kundër infektimit sesa populli i zakonshëm. Pastaj shtrohet pyetja se kush janë punonjësit esencialë, dhe çka nëse vaksina nuk do të funksionojë aq mirë në popullatën e moshuar. Gjithashtu mos të harrojmë që njerëzit me prejardhje afrikane, latine dhe amerikanët vendas janë goditur më shumë nga koronavirusi, dhe kjo njëjtë duhet të jetë çështje për tu diskutuar.
Pastaj janë të varfrit, të cilët jetojnë në kushte të këqija, kanë më pak qasje ndaj përkujdesjes shëndetësore dhe nuk mund të punojnë nga shtëpia si shumica e amerikanëve të privilegjuar. Dhe do të ishte më mirë të vaksinohet e tërë familja se sa të vaksinohet vetëm një person që i përket grupeve të rrezikuara, thonë ekspertët. E pastaj, aty është edhe problemi i disntacimit fizik, momentin kur do të dalin vaksinat dhe njerëzit do të presin rend që të vaksinohen. Operacioni Warp Speed i administratës së Trumpit i cili është krijuar për të ndihmuar në përshpejtimin e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës është duke konsideruar vaksinime ku hyn e del me veturë, klinika të improvizuara dhe kërkojnë edhe ideja tjera inovative, por të gjithë ekspertët pajtohen për një gjë, vaksinimi efektiv dhe gjithëpërfshirës është rrugë e gjatë.