Në Satara të Indisë perëndimore, fermerët kanë nisur që t’i vendosin bagëtitë e tyre në një dietë jo të drejtpërdrejtë. Disa ushqejnë buallët me marule akulli, e të tjerë u japin lopëve luleshtrydhe.
Ndërsa fermerë të tjerë po hedhin ngarkesa kamionësh me rrush të freskët në plehra.
Fermerët nuk munden që prodhimet e tyre t’ua dërgojnë konsumatorëve për shkak të bllokimeve që janë bërë si pasojë e koronavirusit.
Në Indi, si në shumë pjesë të botës, kufizimet në lëvizjen e popullsisë po shkatërrojnë fermat dhe zinxhirët e furnizimit të ushqimit dhe po shqetësojnë mungesat më të përhapura.
Në të gjithë globin, miliona punëtorë nuk mund të arrijnë në fushat për korrje dhe mbjellje. Ka shumë pak kamionë për të mbajtur në lëvizje mallrat. Gjithashu ka një mungesë të kontejnerëve ushqimorë për transportim për shkak të një rënie të udhëtimeve nga Kina.