Covid-19, bilanci për muajin qershor në Maqedoninë e Veriut

127

Muaji qershor ka regjistruar 62 për qind të bilancit nga Kovid-19 në Maqedoni të Veriut në raport me 3 muajt e parë të pandemisë. Përkatësisht nga 26 shkurti kur u regjistrua rasti i parë me Korona virus në vend deri më 31 maj vendi regjistronte 2.315 raste, ndërsa vetëm në qershor 4.063.

Bilanci i COVID-19

26.02.2020-31.05.2020 2.315
01.06.2020-30.06.2020 4.063
Numri më i lartë i të infektuarve për 24 orë është regjistruar më 13 qershor, përkatësisht 196 të infektua. Nën 100 raste të reja ka pasur vetëm më 6 dhe 22 qershor, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve ka lëvizur mes 12 dhe 23 për qind.

Bilanci i COVID-19

13.06.2020 196 të infektuar
Probabiliteti nga testimet 12-23 për qind
Gjatë qershorit u regjistruar edhe numri më i madh i viktimave. 166 viktima u raportuan vetëm në 30 ditë të pandemisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 306. Për dallim nga muaji qershor, në mars, prill dhe maj ishin regjistruar 140 të vdekur si pasojë e Kovid-19.

Bilanci i COVID-19

26.02.2020-31.05.2020 140
01.06.2020-30.06.2020 166

Gjatë muajit qershor vatra të reja u regjistruan në Shkup, Kumanovë me rajonin e Likovës, Tetovë, Shtip dhe Ohër. Për momentin Qyteti i Shkupit ka më së shumti raste aktive, ndërsa në Kumanovë ditë më parë janë regjistruar mbi 90 të shëruar. Edhe në Shtip raportohet për numër të madh të shëruar ndërsa në Tetovë autoritetet kanë alarmuar për disa vatra të reja. Numri më i lartë i të shëruarve nga personat e infektuar gjatë qershorit u regjistruar më 1 korrik, respektivisht 123 të shëruar. (alsat-m)

Comments are closed.