COVID-19 apo alergji? Simptoma që bën diferencën

26

“Simptoma të tilla si bllokimi i hundës, dhimbja e fytit dhe humbja e nuhatjes janë vetëm disa nga simptomat e zakonshme të Covid-19 dhe alergjive sezonale”, shprehet Dr. Jonathan Matz, imunolog në LifeBridge Health, një organizatë jofitimprurëse në Maryland, SHBA. Por a mund të dyshojmë se këto nuk janë simptoma të koronavirusit? Përgjigja është po, por në rast se ka një histori të alergjive sezonale.

Kjo thjesht do të thotë që nëse është e zakonshme që ju të keni simptoma të tilla si rrjedhja e hundës dhe dhimbja e fytit në këtë periudhë të vitit për çdo vit që kalon, atëherë ka shumë të ngjarë të jetë një alergji sezonale.

Një tjetër shenjë se alergjitë sezonale janë të pranishme, së bashku me përsëritjen, është kruajtja e rëndë në zonën e fytit ose hundës, simptoma që nuk përkojnë me simptomat e zakonshme të koronavirusit. Por nëse keni ethe, atëherë është një shenjë që vuani nga infeksioni COVID-19 pasi ethet nuk janë simptomë e alergjive sezonale. Nëse ende keni dyshime dhe nuk ndiheni mirë, më e sigurta është të bëni një test diagnostikues të koronavirusit, siç këshillon dhe imunologu Jonathan Matz.