Shkup, 6 korrik – Komisioni për gara pranë Federatës Futbollistike të Maqedonisë ka sjell vendim që të anulojë ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së dytë – Perëndim.
Vendimi është sjell pasi rezultatet e testimeve për koronavirus të COVID-19 konfirmuan se gjithsejtë 13 futbollist të skuadrave të KF “Çaklani” dhe KF “Fortuna” janë pozitiv me koronavirus. Të dyja klubet dje duhej të ballafaqohen në Tetovë, për të luajtur ndeshjen e parë të balotazhit.
Sipas rregullores për gara, tani shorti do të vendosë se cila nga tre skuadrat KF “Çaklani”, KF “Fortuna” dhe KF “Veleshta” do të sigurojnë një vend në Ligën e dytë – Perëndim për sezonin 2020/21.
Pasi do të arrijnë rezultatet nga testimet për koronavirus të skuadrave “Rosoman” de KF “Slloga Vinicia”, komisioni për gara do të vendos varësisht të zhvillimit të ndeshjes për plotësimin e Ligës së dytë – Lindje. (koha.mk)