Philipe Coutinho është gati të nisë aventurën e tij te Bayerni. Pas eksperiencave me Interin, Liverpoolin dhe Barcelonën, fantazisti brazilian do të mbajë veshur fanellën e skuadrës më të madhe gjermane, duke u bërë kështu një nga ata pak lojtarë që në karrierën e tyre kanë luajtur në 4 kampionatet më të forta në Europë dhe me 4 skuadra të mëdha. Paraditen e sotme braziliani ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me Bayernin, madje sponsori zyrtar i kampionëve të Gjermanisë, Adidas ka zbuluar edhe numrin që do të mbajë në fanellë Coutinho dhe do të jetë pikërisht numri 10.