Atmosfera në kampin katalunas është fantastike para ndeshjes me Interin në Champions League. Në stërvitjen e fundit, Philippe Coutinho ka marrë një goditje të papritur në fytyrë, që e la për disa sekonda shtrirë në tokë. Këtë e mori me shaka Gerrar Pique dhe gjithë lojtarët tjerë – që nisën të qeshin me brazilianin. Si Coutinho ashtu edhe Pique, pritet të startojnë sonte në Camp Nou kundër Interit në Ligën e Kampionëve, të cilët duhet të japin gjithçka në fushë pa Lionel Messin e dëmtuar.
https://www.youtube.com/watch?v=QT_HZDaOcKY