Çifti Coutinho kanë organizuar një festë për të pritur ardhjen në jetë të vajzës së tyre të dytë Esmeralda. Ylli brazilian, Philippe Coutinho dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që në këtë ditë, të bëhen pak fëmijë, duke u pikturuar në fytyrë me ngjyra si kllouna. Në festë nuk kanë munguar as Luis Suarez dhe gruaja e tij, Sofia Balbi që i janë bashkuar gëzimit të miqve të tyre.