Courtois: Hazard do ‘shpërthejë’ të Reali

14

Portieri i Real Madrid-it, Thibaut Courtois beson se bashkëlojtari Eden Hazard, së shpejti do gjejë formën më të mirë dhe do shkëlqejë. Belgu shkaku i lëndimeve ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje në Madrid, derisa nuk dihet se kur do jetë i gatshëm për tu rikthyer. Mirëpo, Courtois beson se Hazard së shpejti do shkëlqejë në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk kam dyshim, jam i sigurt se do shohim Eden Hazard-in më të mirë. Është i pari që ka dëshirë ta tregojë vetën. E shoh mjaftë mirë dhe shpresoj që së shpejtë do e dëshmojë. Para lëndimit bëri disa paraqitje të mira dhe pastaj kishte fat shumë të keq dhe nuk u bë më e lehtë. Por, këtë muaj e kam parë duke u stërvitur mirë. Jam i sigurt se do shpërthejë dhe do sjellë gëzim të skuadra”, deklaroi ai.

Reali momentalisht është lider me 10 pikë në katër ndeshje, derisa të shtunën përballet me Cadizin.