Portieri belg Thibaut Courtois ka nisur përgatitjet me Realin e Madridit, nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, teksa synon një sezon si protagonist me “Los Blancos”, pas atij të vitit të kaluar, ku për një farë kohe përfundoi edhe në stol.
E nëse ish portieri i Chelseat djersit në fushën e stërvitjes, krejt e kundërta ndodh me të fejuarën e tij, italianet Sara Soldati, e cila nuk ka ndërmend t’i ndërpresë pushimet, duke vijuar të shëtisë botën.
Bukuroshja italiane poston vazhdimisht foto nga pushimet e saj, duke “ngritur temperaturat “ edhe te milionat e ndjekësve që ka në rrjetet sociale.