Thibaut Courtois përgatitet të largohet nga Chelsea. Sipas lajmit të bërë të ditur nga “Onda Cero”, portieri ka vendosur të mos rinovojë kontratën me “blutë” e Londrës.
Duke qene se kjo kontratë përfundon në vitin 2019, atëherë Chelsea është e detyruar ta shesë në verë, për të mos e humbur me kosto zerro në fund të sezonit të ardhshëm.
Portieri belg kërkohet nga Paris SG dhe Real Madrid dhe transferimi ka të ngjarë të kryhet pas Kupës së Botës, për rreth 50 milionë euro.