Douglas Costa me shumë gjasë do të kthehet te skuadra e Gremios këtë verë.
“Tuttomercatoweb” njofton se i huazuari i Juventusit, aktualisht te Bayern Munichu, do të lëvizë drejt Brazilit në verë.
Futbollisti i krahut e ka edhe një vit tjetër në kontratë me “bianconerët” dhe rikthehet në Brazil pas një aventure jo të suksesshme në Bundesligën e Gjermanisë, me kampionin, Bayern Munichun.
Costa nuk bënte pjesë në planet e skuadrës “bardhezi” dhe thuhet nga gazeta italiane se ai ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin te Gremio.
30-vjeçari ka luajtur vetëm 11 herë në Bundesligë këtë edicion. Ka kontribuuar me një gol e një asistim. Ai në vitin 2010-të nga Gremio u transferua te Shakhtar Donetsku dhe i kaloi 11 vjetët e fundit në futbollin evropian.
Ka fituar pesë tituj të Ukrainës, tri tituj në Gjermani dhe tri në Itali.
Douglas Costa e ka fituar edhe Kupën e Italisë dhe të Gjermanisë gjatë kohës në Itali dhe Gjermani. Sivjet e ka fituar edhe Kupën e Botës për klube me bavarezët.
Ish-reprezentuesi i Brazilit ka luajtur 31 herë me përfaqësuesen e tij. E lë Juventusin pas 103 paraqitjeve.