Filippo Costa është futbollisti më i ri i Napolit. SPAL ka konfirmuar shitjen e mbrojtësit 24-vjeçar, Filippo Costa te Napoli, raporton Gazeta Express., përcjellë gazeta Koha. Costa ka qenë pjesë e akademisë së Chievos, derisa gjatë karrierës është huazuar te Pisa dhe Bournemouth.
Mbrojtësi i majtë i është bashkuar Spalit në formë huazimi me opsionin e blerjes në janar të vitit 2017. Sezonin e kaluar, Costa bëri 11 paraqitje për SPAL në Serie A dhe Kupën e Italisë. Derisa Spal ka zyrtarizuar shitjen e 24-vjeçarit te Napoli, ekipi i Carlo Ancelottit ende nuk ka njoftuar për këtë transferim.