Atletico Madrid luajti një ndeshje miqësore ndaj skuadrës izraelite Beitar Jerusalem, të cilën e humbën me rezultatin 2-1. Beitar shënoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte Antoine Griezmann që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, goli i tij i fundit me “Los Cholchoneros” para se të largohet. Gjithsesi skuadra vendase shënoi sërish, duke zhvlerësuar golin e francezit.
Një miqësore pa interes për klubin spanjoll, por që trajnerit Simeone do i kushtojë shumë sepse Diego Costa mori një goditje të rëndë në kavilje, duke e zënë shumë keq dhe la fushën mes dhimbjeve, pa ditur ende shkallën e dëmtimit.Sulmuesi u rikthye të luajë pas një muaj e gjysmë dhe klubi madrilen shpreson ta shesë në merkaton e verës, por ky dëmtim e ndërlikon më shumë situatën e tij.
Here’s the Diego Costa ankle injury via a David Keltjens tackle pic.twitter.com/jk2oAN5fLS
— Sports Rabbi (@thesportsrabbi) May 21, 2019