Douglas Costa u ka kërkuar falje publikisht tifozëve të Juventusit dhe bashkëlojtarëve të vet, pasi u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq për shkak se e goditi me bërryl, kokë dhe e pështyu Federico Di Francescon në fitoren e Juves 2-1 ndaj Sassuolos. Incidenti u kap në kamera dhe pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari kryesor i takimit e përjashtoi atë nga loja, transmeton Express. Për këtë, Costa do të dënohet të paktën me tri ndeshje mos lojë, nëse jo më shumë.
“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për këtë. Po ashtu, u kërkoj falje bashkëlojtarëve, të cilët i kam gjithmonë përkrah, në kohë të mira dhe këqija. Ishte gjë e shëmtuar, jam i vetëdijshëm për këtë dhe ju kërkoj falje të gjithëve”, shkroi Costa në Instagram.
Publiée par Making of Legends sur Dimanche 16 septembre 2018