Costa gjobitet me 200 mijë euro, më pas lejohet të stërvitet me skuadrën

Diego Costa është gjobitur me 200,000 € nga Chelsea përpara se të lejohej të stërvitet me ekipin e parë. Costa ishte detyruar të stërvitej i vetëm në qendrën stërvitore të klubit pasi u la jashtë ekipit kundër Leicester pas një zënke me trajnerin Antonio Conte. Më pas u detyrua të stërvitej i vetëm ditën e hënë teksa shokët e ekipit po shijonin një ditë pushimi. Golashënuesi i 14 golave këtë sezon më në fund është lejuar të stërvitet me ekipin e parë të martën pasi ka sqaruar mosmarrëveshjet me trajnerin dhe Julio Tous. Ishte zënka me Tous që provokoi gjithçka, derisa u përjashtua nga Conte, madje duke i bërtitur “shko në Kinë”.

Por Chelsea nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet lojtarin, dhe madje e kanë gjobitur me një shumë të majme. Costa do të mbetet te Chelsea deri në fund të sezonit megjithëse ka pasur interes nga Super League kineze, ku i është ofruar një rrogë 600,000 € në javë. Pronari i Tianjin Quanjian dje ka pranuar se ai ka biseduar me menaxherin e Costa-s Jorge Mendes rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit, por i është thonë se lojtari ishte është i lirë të largohet vetëm në fund të sezonit. Chelsea e cilëson një lojtar kyç të ekipit, dhe golat e shënuar e vërtetojnë këtë. Ekipi i Conte momentalisht ndodhet në vend të parë të renditjes së Premier League.