Me kampionatin kinez që ka përfunduar dhe në pritje të nisjes së sezonit të ri, Mario Suarez ka zgjedhur plazhet e Miamit për të kaluar këto ditë të ftohta dimri. Ish mesfushori i Atletico Madridit, që aktualisht luan për skuadrën Guizhou në Kinë, është fotografuar duke pushuar, bashkë me të dashurën e tij, Malena Kosta. Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen me format e fizikut të saj dhe bikini e kuqe që kishte vendosur të veshë.