Pasi zyrtarizuan marrëveshjen e rinovimit me Felipe Caicedo, drejtuesit e Lazios, me në krye drejtorin sportiv, Igli Tare blindojnë një tjetër “xhevahir” të skuadrës që drejtohet nga Simone Inzaghi. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar, Joaquin Correa i cili firmosi kontratën e re. 25-vjecari rinovojë deri në vitin 2024, ndërkohë që do të përfitojë një pagë diçka më të lartë se 2 milionë euro në sezon plus bonuset. Correa, i cili u transferua verën e vitit 2018 nga Sevilla për 15 milionë euro, do të jetë lojtari i parë i Lazios në epokën Lotito që do të ketë edhe nje klauzolë në kontratën e tij, e cila është 80 milionë euro.