Drejtuesit e Interit kanë rikthyer vëmendjen nga talenti i Lazios, Joaquin Correa. Marotta dhe Ausilio po ndjekin me shumë interes paraqitjet e 24-vjeçarit, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e planeve të zikaltërve.
Correa u rikthye në Itali verën e kaluar nga Sevilla, ndërkohë që më parë ai ka luajtur edhe për Sampdorian. Në këtë sezon argjentinasi ka luajtur në 40 takime, duke qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Lazios me 6 gola të shënuar, ndërkohë që ka asistuar në 10 të tjerë. Kontrata e Correas me Lazion përfundon më 30 qershor të vitit 2023, ndërkohë që kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.