Joacim Correa luajti titullar mbrëmë në takimin e Champions League ndaj Borussia Dortmund, në atë barazim 1-1 të lacialëve ndaj gjermanëve. Ai bëri një paraqitje dinjitoze, edhe pse nuk shënoi gol.
Ndërkohë që argjentinasi ishte në fushë, bashkëshortja Desiree Cordero ka vendosur të ”ndezë” rrjetin. Pothuasje e zhveshur dhe me një shikim ”vrasës”, ajo ka shkaktuar reagimin e shumë fansave.
Kjo nuk është hera e parë që Cordero bën pastime të tilla, pasi ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale. Correa duhet të ndihet me fat, të paktën për atë që i ofron jeta personale.