Coronavirus, Diego Maradona në alarm

63

Orë delikate për Diego Armando Maradona-n. Pandemia e coronavirus-it në Argjentinë duket se ka prekur edhe motrën. Sipas Il Mattino, ish-kampioni i Napoli-t, aktualisht trajner i Gimnasia La Plata, ka zbuluar se një nga dy motrat, Kitty, është infektuar nga coronavirus-i.

Gruaja është mirë dhe asimptomatike, është izoluar në Argjentinë dhe duket se nuk ka nevojë për kontrolle të tjera mjekësore në javët e ardhshme.

Megjithatë, për Maradona-n ka rënë alarmi duke parë se do të rrezikonte shumë nëse do të infektohej. Për këtë arsye stafi i ish-futbollistit argjentinas ka marrë çdo masë për të mbrojtur Pibe de Oro.

Maradona nuk duhet të ketë pasur kontakte me motrën dhe, për rrjedhojë, nuk duhet të ketë probleme. Gjithsesi, për arsye sigurie, në orët e ardhshme do të bëjë një tampon të ri për të verifikuar gjendjen e tij shëndetësore, në mënyrë që të ketë mundësi të vazhdojë punën me Gimnasia-n e tij.

Comments are closed.