Coronavirus – Çfarë po ndodh me shqiptarët e mbetur jashtë?

118

Shpërthimi i pandemisë së COVID – 19 i ka detyruar njerëzit të qëndrojnë “pezull”. Kjo ka ndodhur me ata që gjatë marrjes së masave kufizuese të lëvizjes, nuk janë gjendur në  vendin e tyre të origjinës. E në këtë listë, numërohen edhe shumë shqiptarë. Por, cilat janë vendimet  që Ministria e Jashtme ka marrë për shtetasit shqiptarë “të mbetur” jashtë?

Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë

  • Të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme
  • Pezullohen të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID – 19.

Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Zvicër

  • Të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen.
  • Qytetarët që nuk mund të largohen nga Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.
  • Rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë.

 Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Gjermani dhe Francë

  • Informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.
  • Autoriteti përgjegjës në Gjermani është Zyra e të Huajve (Ausländerbehörde) e çdo qyteti në Gjermani. Prandaj çdo shtetas shqiptar me qëndrim 3 muaj duhet t’i drejtohet këtyre Zyrave të të Huajve.
  • Shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.
  • Nuk do të merren vendime për largimin nga territori francez për qytetarët, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen.

Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë dhe Belgjikë

  • -Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.
  • Qytetarët udhëzohen të largohen sa më parë në momentin e ndryshimit të situatës.
  • Për çdo informacion, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të zyrës daneze të emigracionit: www.nyidanmark.dk
  • Autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen, por ata duhet njoftojnë me email komunën, ku po qëndrojnë.

Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi  dhe Slloveni

  • Të gjithë personat që janë në gjëndje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.
  • Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një VIZË Vizitori.
  • Aplikimi duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm.
  • Njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen në Slloveni, se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen.

Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Rumani

  • Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet rumune, informon gjithë shtetasit shqiptarë të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në territorin e Rumanisë, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh ose do t’ju skadojë viza gjatë kësaj periudhe, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm
    për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kontaktet e Inspektoriatit mund t’i gjeni në linkun:
    http://igi.mai.gov.ro/en/node/contact.​
  •  Ndërkohë, shtetasit shqiptarë të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online në linkun:
    https://portaligi.mai.gov.ro/portaligi, ose t’i drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin të qytetit ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet në linkun:
    http://igi.mai.gov.ro/en/content/residence-permit.

Comments are closed.