Antonio Conte nuk dëshiron ta shehë më Matias Vecinon në Inter. Trajneri i Nerazzurrëve ka njoftuar mesfushorin uruguaian se nuk zë vend në planet e tij.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ekzistojnë arsye të ndryshme që kanë sjellë përplasje mes tij dhe trajnerit, ku ky i fundit ka mbetur i pakënaqur me karakterin e futbollistit, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha. Po ashtu, Vecino akuzohet se nuk është sjell në mënyrën e kërkuar nga Conte gjatë këtij sezoni.