Martinez është duke shkëlqyer këtë edicion te Interi, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane, përfshirë edhe Barcelonës. Por, Conte nuk është i shqetësuar për këto spekulime. Nga një lojtar jo shumë i rëndësishëm dhe rezervist, Lautaro Martinez është kthyer në titullar të padiskutueshëm me trajnerin e ri, Antonio Conte.
22-vjeçari ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në 13 paraqitje këtë edicion me Interin. Paraqitjet pozitive me Zikaltrit, kanë bërë që të zgjojë interesimin e shumë klubeve evropiane, përfshirë interesimin e Manchester United dhe Barcelonës. Sido që të jetë, Conte nuk është aspak i shqetësuar për spekulimet që e lidhin lojtarin e tij me një largim të mundshëm nga Interi.
“Jemi duke shikuar nga e ardhmja për të ndërtuar skuadër”, tha Conte në konferencë para ndeshjes me Bolognan. “Ai është duke punuar mirë dhe ka bërë progres pozitiv. Ai mund të përmirësohet edhe më shumë sepse është vetëm 22-vjeçar. Duhet të vazhdojë të punojë shumë, për këtë vijnë edhe shumica e raportimeve për transferim dhe s’mund të shihet si një problem në këtë moment – kem shqetësime më të mëdha. Ai duhet të tentoj të bëhet më egoist kur ka shansin për të shënuar. Është pjesë e zhvillimit të tij. Dua të përmirësohen gjithë lojtarët e mi”.