Trajneri Italian i Interit, Antonio Conte, ka bërë punë të mirë te Interi, ku ka treguar stabilitet në rezultate për dallim nga sezonet e kaluara, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Por, sot, trajneri italian ka marrë një letër kërcënuese ndaj vajzës së vet .
“Ne e dimë se ku jeton ti dhe kush është vajza juaj”, ishin fjalët në këtë letër që është dërguar nga Florence.
Sipas gazetës italiane “La Stampa”, policia lokale në Milano ka kontaktuar me Conten i cili thotë se nuk e njeh shkrimin në letër. Policia është duke e hetuar rastin dhe do ta analizojë letrën për shenjat të gishtërinjëve.