Conte: Ndaj Interit ka shumë negativitet, njerëzit duan të na baltosin!

22

Ishte një Antonio Conte i lumtur por edhe i acaruar njëkohësisht ai që u shfaq para mediave pas fitores së rëndësishme 0-3 që arriti Interi në fushën e Sassuolos. Conte vlerësoi futbollistët e tij për paraqitjen ndërsa akuzoi mediat dhe opinionistët sportivë se jenë shumë dashakeqë ndaj Interit.

“Gjithmonë tentojmë të marrim maksimumin, por nuk ia dalim në çdo rast. Gjëja më e rëndësishme është të dalim nga fusha me fanellat e lagura me djersë. Nuk kam ndryshuar asgjë në kokat e lojtarëve këto ditë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, sigurisht duke respektuar edhe Sassuolon. Barella luajti për herë të parë përpara mbrojtjes. Ky i sotmi është rezultati më i mirë i sezonit, edhe pse kemi dhuruar paraqitje shumë të mira edhe në takime të tjera.Nuk kishim shumë kohë, por e studiuam mirë kundërshtarin. Këto ditë është krijuar shumë energji negative ndaj Interit, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort. Ka njerëz që mezi presin ta na baltosin. Kam stërvitur shumë skuadra, por nuk kam parë kurrë kaq negativitet sa këtu.Përgjegjësitë duhet të ndahen gjithmonë. Në rezultatet pozitive është e drejtë të ndahen meritat, por kur gjërat nuk ecin mirë nuk mund të kritikohen vetëm trajneri dhe futbollistët“, përfundon Antonio Conte.