Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me një largim nga klubi anglez. Mediat në Itali raportojnë se Conte është duke e konsideruar një transferim në Serie A, me Interin si destinacion i mundshëm, transmeton Koha.net. Por, Conte insiston se është i lumtur te Chelsea. “Jam i shumë i lumtur që qëndroj. E kam lexuar intervistën e Pastorellos. Nuk e njoh atë dhe nuk e di se përse ky person ka folur për mua. Kam punuar në Itali. Ata duan që unë të kthehem atje, kjo është normale. Kam edhe dy vjet kontratë me Chelsean. Kjo është e vërteta, kjo është gjëja me e rëndësishme. Nuk më pëlqen kur i dëgjoj të tjerët duke folur për mua”, është shprehur Conte, raporton BBC.