Conte: Interi klub i madh dhe me histori

Antonio Conte ka rrëfyer zgjedhjen e tij për t’u bërë trajner i Interit dhe u ndal të asë për detaje në konferencën e tij të parë për shtyp si zikaltër.

Vendimi për të shkuar tek Inter – “Ishte shumë e thjeshtë sepse gjetëm njëri-tjetrin me të njëjtin vizion, duke ndarë të njëjtën ambicie me drejtorin dhe presidentin.Prezenca e Marottas ishte një nxitje e rëndësishme. Inter ka ambicie të mëdha.”

Objektivat – “Unë jam njeri që nuk vendos limite dhe nuk dua që dikush tjetër të na vendosë limite në llim të sezonit. Nëse i vendos limite vetes, më pas duhet të gjej alibi. Në vitet e fundit ka patur një diferencë të madhe mes Juventusit dhe skuadrave të tjera, tani është edhe Napoli. Ne duhet të punojmë fort dhe më mirë se të tjerët për të ngushtuar diferencën. Ne duhet ta llojmë me ambicie dhe të japim më të mirën.”

Si do e mbyllni diferencën? – “Me ego nuk shkon askund dhe nuk besoj se mendoj kështu. Ne duhet të arsyetojmë të bashkuar dhe në kohezion. Të gjithë së bashku mund të marrim më shumë pikë, do të duhet të iu tregoj rrugën. Kjo është puna ime. Unë do të iu tregoj rrugën dhe duhet të jemi të kujdesshëm, lojtarët dhe klubi
janë dakord dhe ne duhet të ecim me mentalitet tues.”

Si duket selia e re? – “E mrekullueshme! Jam në një klub me traditë të madhe dhe trofe. Këto trofe duhet të jenë një tjetër shtytje për t’u kthyer aty ku Inter ka qenë”.