Brozovic dhe Sensi kanë shënuar në fitoren e parë parasezonale të Interit, që e mposhti 2-1 Luganon. Antonio Conte e ka nisur me këmbë të mbarë te Interi, duke regjistruar fitoren e parë. Zikaltrit triumfuan 2-1 në miqësore ndaj Luganos, e para në vargun e të shumtave që do t’i kenë në përgatitjet për sezonin e ri 2019/20. Fillimisht, shënoi Stefano Sensi në minutën e 25’, i cili debutoi në mënyrën më të mirë te Interi.
Kurse për 2-0 realizoi mesfushori tjetër, Marcelo Brozovic. Ai shënoi në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat bënë shumë ndryshime dhe u shënuan vetëm edhe një gol, ai i nderit nga vendasit. Ishte futbollisti shqiptar, Leotrim Kryeziu, ai që shënoi për Luganon në miqësore kundër Interit.
Shqiptari shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2 në minutën e 87’, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.