Antonio Conte i ka kërkuar Interit që të transferojë Romelu Lukakun nga Manchester United për të forcuar sulmin, raporton Corriere dello Sport, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Në Itali tashmë e quajnë punë të kryer emërimin e Contes në stolin e Interit për sezonin e ardhshëm, ndërsa Luciano Spallettit do t’i tregohet dera.
Ai dëshiron të bëjë shumë ndryshime në skuadër, në veçanti në krah dhe në sulm.
Diego Godin tashmë ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare, pasi është lojtar i lirë – ditë më parë lajmëroi për largimin nga Atletico Madridi.
Tani “Corriere dello Sport” shkruan se Conte i ka kërkuar Interit që t’ia sjellin në Itali sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku.
Lukaku, që të hënën mbush 26 vjet, nuk po kalon një edicion të mirë me “Djajtë e Kuq” dhe raportohet se nuk bën pjesë në planet e Solskjaer. Ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 45 paraqitje këtë edicion me Manchester Unitedin.
Lukaku mund të jetë zëvendësuesi i Mauro Icardi, që pavarësisht deklaratave të Wanda Naras se do të qëndrojë, ajo që ndodhi në fillim të këtij viti, do ta largojë nga Interi. Jventusi po interesohet për argjentinasin.