Antonio Conte, trajneri i ri i Inter-it, ka filluar punën për të përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm. Kurajë dhe ambicie, këto janë dy fjalët kryesore të përmendura nga trajneri pasi ka marrë drejtimin e zikaltërve.
Për të kthyer Inter-in në majë do të duhen lojtarët e duhur dhe drejtuesit e klubit milanez do të punojnë në merkato për të kthyer në fakte fjalët e trajnerit, i cili mësohet t’i ketë bërë kërkesat e para Beppe Marotta-s dhe Piero Ausilio-s.
Tre janë goditjet më të rëndësishme, që duhet të sistemojnë të gjitha repartet. Emrat e Chiesa-s dhe Lukaku-t vazhdojnë të qarkullojnë, por ish-trajneri i Italisë duket se ka kërkuar në mënyrë të qartë disa lojtarë. Sipas “Tuttosport”, ai ka kërkuar tre lojtarë të Roma-s.
Edin Dzeko, Aleksandar Kolarov dhe Alessandro Florenzi. Inter kërkon të bëjë “shopping” në shtëpinë e verdheqkuve dhe shpreson që problemet e javëve të fundit në klubin e kryeqytetit të Italisë të ndihmojnë në mbylljen me sukses të operacioneve.
Nëse për sulmuesin duket se gjërat janë në rrugën e duhur, për dy mbrojtësit e krahur mund të mos jetë aq e lehtë. Kolarov, në të vërtetë, ka një arsye më shumë për t’u larguar pas fërkimeve që ka pasur me tifozët ultras të Roma-s gjatë sezonit.
Ndryshon situata për Alessandro Florenzi-n. Pas lamtumirës së Totti-t dhe të De Rossi-t, duhet të jetë ai kapiteni i ri i verdhekuqve. Një shitje e tij nuk do të pritej shumë mirë nga tifozët.