Mbetet në dyshim e dilemë e ardhmja e Radja Nainggolan te Inter, kur ka kaluar vetëm një vit nga transferimi i belgut te zikaltërit nga Roma.
Gjithçka për shkak të emërimit në krye të Inter të trajnerit Antonio Conte, por edhe për vetë karakteristikat e futbollstit, protagonist me karakterin e tij jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Sikurse raporton gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”, ish-tekniku i Juve, Italisë dhe Chelsea, Antonio Conte, nuk do të duronte kurrsesi një kokëçarje jashtë fushe, si ato që ka servirur mesfushori belg sezonin e kaluar.
“Marotta dhe Ausilio kanë diskutuar me Beltrami, menaxherin e Barella, me zikaltërit që kanë insistuar të finalizojnë sa më parë blerjen e mesfushorit. Gjithsesi, prezenca e menaxherit është shfrytëzuar për të diskutuar edhe në lidhje me situatën e Nainggolan”.
“Me ardhjen e Conte, statusi i Radja ka ndryshuar nga ‘i palëvizshëm’, në “i shitshëm”. Ndaj Inter do të marrë në konsideratë shitjen e belgut në rast se mbërrin një ofertë konkrete dhe e kënaqshme”.
“Conte pretendon maksimumin nga të gjithë futbollistët e tij dhe nuk do të pranonte kokëçarje të tjera të Nainggolan jashtë fushës. Radja e di këtë gjë dhe është i qetë, port ë mos qënit në qendër të projektit komplikon të ardhmen e tij në Milano. Situata është në evoluim dhe në rast lamtumire, askush nuk do të çuditej”, shkruan Gazzetta dello Sport.