Trajneri Antonio Conte thotë se ende asnjë klub italian nuk i ka bërë ndonjë ofertë. Duke folur për Sky Sport Italia ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat ka thënë se është mirë momentalisht pasi është duke pushuar, përkundër që pranon se po i mungon fusha e gjelbër, transmeton Koha Ditore.
“Jam mirë, shumë mirë. Më mungon terreni i stërvitjeve, por kam vendosur që të pushoj për këtë vit. Jam shumë i relaksuar dhe po pres destinacionin tim të radhës. Ende s’kam marrë ndonjë ofertë nga ndonjë klub italian”, është shprehur Conte.
Së fundmi Conte është lidhur me një kalim te Roma, e cila sonte pësoi humbje prej 7 me 1 nga Fiorentina në kuadër të Kupës së Italisë.