Conor McGregor ka shtuar një trajner të ri në stafin e tij para përballjes me Donald Cerronen. Irlandezi do të përballet me kundërshtarin e ti më 18 janar në T-Mobile Arena në La Vegas. Trajneri John Kavanagh u ka premtuar tifozëve të McGregorit se do të shohin më të mirën nga ky i fundit.
Irlandezi nuk po pushon në asnjë minutë dhe tani ka kërkuar ndihmën edhe nga trajneri tjetër Phil Sutcliffe, pasi edhe në të kaluarën kishte punuar me të.