Combolli: Ishte gabim që u ble Ronaldo

39

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Mediat e huaja flasin për një largim të tij nga Juventusi, por ishte vetë sulmuesi portugez që mohoi të gjitha zërat në një postim në Instagram. Megjithatë, 36 vjeçari e ka humbur popullaritetin dhe dashurinë e tifozëve.

Ish presidenti i Juventusit, Giovanni Combolli deklaroi se sa më parë të largohet Ronaldo nga Juventusi aq më mirë do të jetë për këtë skuadër.

“Rikthimi i Allegrit është diçka shumë e mirë. Nëse ai nuk do të ishte larguar 2 vite më parë, Juventusi do të kishte humbur më pak para. Barazimi në Udine nuk mund t’i faturohet trajnerit.

Ronaldo? Unë kam qenë gjithmonë i qartë: blerja e Ronaldos ishte një gabim.

Shuma e paguar nuk do të rikuperohej kurrë dhe kështu ndodhi. Kur hyri, ai dha kontributin e tij. Edhe pse një lojtar i madh, duhet të jem i sinqertë: sa më shpejt që Ronaldo të largohet nga Juventus, aq më mirë për të dhe për bardhezinjtë”- u shpreh ish presidenti i Juventusit.