Coman do të mungojë vetëm 3 javë

12

Dritë në fund të tynelit për Kingsley Coman. 23-vjeçari i cili u dëmtua në sfidën e Champions League që Bayern Munich fitoi 3-1 ndaj Tottenhamit, duke dalë nga fusha në minutën e 27-të për shkak të një goditjeje në gjurin e majtë duket se do ia hedhë lehtë, pasi do të qëndrojë jashtë fushës vetëm për tre javë.

Në fillim mjekët dyshuan për një dëmtim të rëndë, por vizitat e detajuara mjekësore vërtetuan se ligamentet në gjurin e francezit nuk ishin prekur, duke lehtësuar kështu si futbollistin ashtu edhe klubin gjerman që pritet ta ketë në dispozicion lojtarin pas tre javësh.

Comments are closed.