Kingsley Coman mund të bëjë një paraqitje kundër Liverpool në Ligën e Kampionëve të martën, njoftoi sot klubi i FC Bayern. Francezi u largua nga fusha dje pas një goditje në minutën e 90-të të ndeshjes së Bundesligës ndaj Augsburg, por pas një shqyrtimi të hollësishëm të shtunën në mëngjes, stafi mjekësor i klubit njoftoi se lojtari nuk ka asnjë problem, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA.
Pasi nuk ka asnjë problem, francezi është kështu një kandidat për të startuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Liverpooli dhe Bayern Munich takohen të martën me fillim nga ora 21:00.