Çollosh: Është koha për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

4

Bruksel, 23 shkurt – Është koha e fundit që të merret vendim për fillimin e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut. Metodologjia e re e thjeshtëson dhe e bën procesin më transparent, jo më kompleks. Qytetarët e vendeve kandidate si dhe qytetarët e BE-së, duhet ta ndjejnë përfitimin nga zgjerimi më shpejtë dhe më konkretisht dhe mendoj se metodologjia e re arriti ta bëjë këtë, shprehet në intervistën, Daçijan Çollosh, lider i grupit politik Rindërtim i Evropës në Parlamentin Evropian.

– Grupi Rindërtim i Evropës ishte në radhët e para në të menduarit për revidimin e metodologjisë së bisedimeve për aderim në BE. Qëllimi ishte që të fitohet qasje më e madhe politike. Deshëm që bisedimet të pushojnë të jenë vetëm përshtatje drejt legjislaturës së BE-së. Bisedimet duhet të jenë të hapura ndaj qytetarëve dhe shoqërisë qytetare. Krahas kësaj, qytetarët e vendeve kandidate, si dhe qytetarët e BE-së, duhet ta ndjejnë përfitimin nga zgjerimi më shpejtë dhe më konkretisht. Dhe mendoj se metodologjia e re arriti ta bëjë këtë dhe kjo ta thjeshtësojë dhe e bën procesin më transparent, jo më kompleks. Për shembull, edhe kjo është përparësi e rëndësishme e metodologjisë së re, vendet kandidate të BE-së do të kenë mundësi të aderojnë në fushat e politikës së BE-së madje edhe para datës zyrtare për hyrje në BE. Ju siguroj se Parlamenti Evropian, e veçanërisht grupi im Rindërtim i Evropës, do t’u kushtojmë vëmendje më të madhe asaj se si Komisioni në fakt do të zbatojë metodologjinë pasi të jetë miratuar, shprehet Çolloshi.

Sipas tij, vendi bëri përparim shumë të rëndësishëm në muajt e fundit, duke përfshirë edhe ligjin për prokurori publike që para do kohë ishte miratuar dhe është i gatshëm për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

– Këshilli i Evropës tashmë një kohë tepër të gjatë prolongon marrjen e vendimit për fillimin e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se është koha e fundit të merret ky vendim. Shpresoj dhe bëj thirrje për përgjigje në Këshillin e Evropës në javët e ardhshme, shprehet eurodeputeti dhe kryesues i liberalëve Çollosh.

Ai thekson se në raport me zgjedhjet, është e domosdoshme që edhe ato të mbahen në përputhje me standardet evropiane, të jenë të lira dhe korrekte.

– Fushata e radhës duhet të shfrytëzohet si mundësi që partitë politike t’i shprehin vizionet e tyre konkurrente për atë se si të reformohet vendi pasi që të çelen bisedimet, gjë që do të ndodhë së shpejti. Çelja e bisedimeve aderuese është vetëm pikë fillimi. Ajo që është e rëndësishme është se reformat dhe përmirësimet nuk bëhen për BE-në, por ndërmerren në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve të Maqedonisë në vendin e tyre, shprehet Çolloshi, i cili këtë javë ishte në vizitë të shkurtër bashkë me eurodeputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Ilhan Quçuk dhe dy anëtarët e grupit të njëjtë dhe realizoi takime me kreun shtetëror dhe me liderë të partive politike.

Grupi Rindërtim i Evropës numëron 98 anëtarë në Parlamentin Evropian dhe është grupi i tretë parlamentar për nga madhësia. Mbështetë zgjerimin dhe angazhimin e fuqishëm me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e tyre në kuadër të BE-së. Në KE është i përfaqësuar me gjashtë eurokomisarë. Vijon intervista e plotë me Çolloshin për MEDIAL-n.

KE-ja e prezantoi propozim metodologjinë e re për bisedimet për zgjerim me të cilin dëshirohet të kthehet kredibiliteti i BE-së dhe të mundësohet parashikueshmëri dhe dinamikë e procesit, me menaxhim më të madh politik. A konsideroni se metodologjia e re do ta ndërlikojë procesin e bisedimeve me përfshirjen e më shumë kushtëzimeve duke marrë parasysh se një pjesë e ekspertëve paralajmërojnë se procesi ndërlikohet edhe politikisht edhe teknikisht? (problematike mbetet çështja e vendosjes dhe matjes së përmbushjes së kushteve – përcaktimeve, veçanërisht me vendosjen e kritereve ekonomike dhe administratës publike në bisedimet)

– Grupi Renew Europe (Rindërto Evropën) ishte në radhët e para në të menduarit për revidimin e metodologjisë së bisedimeve për aderim në BE. Qëllimi ishte që të fitohet qasje më e madhe politike. Deshëm që bisedimet të pushojnë të jenë vetëm përshtatje drejt legjislaturës së BE-së. Bisedimet duhet të jenë të hapura ndaj qytetarëve dhe shoqërisë qytetare. Krahas kësaj, qytetarët e vendeve kandidate, si dhe qytetarët e BE-së, duhet ta ndjejnë përfitimin nga zgjerimi më shpejtë dhe më konkretisht. Dhe mendoj se metodologjia e re arriti ta bëjë këtë dhe kjo ta thjeshtësojë dhe e bën procesin më transparent, jo më kompleks. Për shembull, edhe kjo është përparësi e rëndësishme e metodologjisë së re, vendet kandidate të BE-së do të kenë mundësi të aderojnë në fushat e politikës së BE-së madje edhe para datës zyrtare për hyrje në BE. Ju siguroj se Parlamenti Evropian, e veçanërisht grupi im Rindërtim i Evropës, do t’u kushtojmë vëmendje më të madhe asaj se si Komisioni në fakt do të zbatojë metodologjinë pasi të jetë miratuar.

Miratimi i metodologjisë së re për aderim ishte kusht nga Franca për vazhdimin e procesit të zgjerimit. Debati në BE është në rrjedhë për dokumentin që e propozoi KE-ja dhe duhet të miratohet në samitin e BE-së më 26 mars. A mund të pritet që vendi ynë të marrë datë për bisedime në samitin në mars duke marrë parasysh se duhet njëzëri të miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare?

– Metodologjia e re ka përparësi t’i përgjigjet brengosjes që paraprakisht ishte shprehur nga vendet anëtare, kështu që jam i bindur se do ta marrë mbështetjen e nevojshme. Gjatë javëve të ardhshme, Parlamenti Evropian do të diskutojë edhe për propozimin e Komisionit Evropian.

Comments are closed.