Në Shqipëri dhuna në familje është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe çdo ditë ka raportime për dhunë bashkëshortore, kryesisht të ushtruar nga burrat. Por në Pogradec, duket se është prishur lineariteti që karakterizon shoqërinë shqiptare dhe gratë i kanë hyrë në “dajak” burrave.
Një video që është bërë virale në rrjet, tregon një grua që tërheq zvarrë bashkëshortin e saj në mes të qytetit për ta futur brenda në shtëpi.
Ngjarja është filmuar nga qytetarë të rastit dhe tregon dhunën e ushtruar nga Elsa ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka parë të shtrirë në rrugë, ndoshta edhe në gjendje të dehur.
Ajo dëgjohet në video teksa i thotë të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi, por burri nuk lëviz, pasi mezi e mbajnë këmbët. Pasi burri nuk i bindet, Elsa me fshesë ne dorë e godet vazhdimisht dhe i gjuan me shkelma për ta çuar në shtëpi.
Në një moment madje i thotë edhe “by*ë pa larë”. Kur burri i shtrirë kupton se po filmohet nis edhe të qaj me zë të lartë në rrugë dhe në shenjë turpërimi nuk e ngre kokën nga trotuari i rrugës ku e kishte mbështetur.
Disa nga fqinjët dalin dhe e qortojnë gruan që të mos e rrahë, sepse sipas tyre do shkojë vetë në shtëpi, por ajo i shmang dhe vazhdon të dhunojë bashkëshortin. Në fund të dy futen tek hyrja e pallatit, ku mesa duket edhe banojnë.