Coca-Cola planifikon të prodhojë pije alkoolike për herë të parë në historinë 125-vjeçare të kompanisë – me një prodhim të stilit alkoolik në Japoni. Ajo është e prirur për të qenë e suksesshme në tregun me rritje të Japonisë për Chu-Hi, pijet e konservuara me gaz dhe do të quhet shochu.
Produkti do të jetë zakonisht me nivel alkooli 3% dhe 8% sipas volumit. Një ekzekutiv i lartë i Coke në Japoni tha se masa ishte një “eksperiment modest për një pjesë të veçantë të tregut”. “Ne nuk kemi eksperimentuar në kategorinë e ulët të alkoolit më parë, por është një shembull se si vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë jashtë fushave tona kryesore”, tha Jorge Garduno, presidenti i Japonisë për Coca-Cola. Nuk është e mundur që pija të shitet jashtë Japonisë. Chu-Hi, një shkurtim për shochu highball – është tregtuar si një alternativë për birrën, duke u provuar veçanërisht tek pijet për femra. Firmat e mëdha të pijeve në Japoni, përfshirë Kirin, Suntory dhe Asahi kanë të gjitha varietetet e pijeve dhe vazhdojnë të eksperimentojnë me qindra prodhime të reja.
Ndërsa konsumatorët e rinj bëhen më të vetëdijshëm për shëndetin, Coca-Cola po diversifikohet nga pije me gaz, duke përfshirë blerjen e markave të ujit dhe çajit. Por nëntorin e kaluar, analisti i Ëells Fargo, Bonnie Herzog, spekuloi se Coca-Cola mund të lëvizte drejt alkoolit, duke parë “segmente premium si pije për të rritur”. Fraza alcopop zakonisht i referohet pijeve të ëmbla, por alkoolike, dhe në vitet 1990 markat e Britanisë së Madhe si Hooch, Reef, Smirnoff Ice dhe Bacardi Breezer u bënë jashtëzakonisht popullore.