Shqipëria renditet nga CNN si një nga 17 vendet më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2017. Për ta ilustruar rrjeti mediatik amerikan, ka postuar një foto nga plazhi i Durrësit. “Shqipëria – diell, çmime të lira dhe plazhe në çdo kilometër (si ky në Durrës). Ky vend i vogël i Mesdheut që ka qenë sekret i fshehtë për një pjesë të mirë të Evropës për dy dekada”, shkruan CNN.