Paris, 16 prill – Trarët prej druri me shekuj të vjetër në çati, guri nga ana e jashtme e katedrales dhe arkitektura gotike e kanë vështirësuar dukshëm shuarjen e zjarrit në Notër Dam, pohojnë ekspertët.
Sipas tyre, zjarrfikësit e Parisit meritojnë lavdëratë për orvatjet e tyre.
Siç sqaron CNN, gjatë zjarrit janë shkatërruar kulla qendrore me thumba të mprehta dhe pjesa më e madhe e çatisë së katedrales së vjetër me shekuj në Paris, por dy kambanaret dhe konstruksioni kryesor janë ruajtur.
Rreth 400 zjarrfikës me orë e kanë shuar zjarrin me ujë, e cila është pompuar nga lumi Sena, ndërsa fluturaket pa pilot e kanë mbikëqyrur dëmin e shkaktuar.
Megjithatë, sipas vlerësimit të ekspertëve, problem më i madh ka qenë që të qaset deri te trarët e drurit në çati , të cilët kanë formuar konstruksion për çati të madhe.
Kur trarët kanë filluar të digjen, pjesa e jashtme e katedrales, e cila është nga guri ua ka vështirësuar zjarrfikësve që kanë qenë jashtë objektit që t’i afrohen burimit të zjarrit.
Njëherit, guri i ruan ngrohtësinë dhe tymin, që i ka parandaluar të punojnë brenda në kishë.
Problem ka paraqitur edhe lartësia e Notër Damit, sepse për shkak të saj brenda në vetë strukturë ka pasur shumë oksigjen, që i ka përhapur flakët dhe u ka bërë probleme përpjekjeve që të arrijnë deri te burimi i zjarrit.
CNN përmendi edhe se shuarja e zjarrit përmes rrugës ajrore, siç ka propozuar presidenti amerikan Donald Tramp, nuk ka qenë reale.
Sipas fjalëve të profesorit nga kolexhi në Nju-Jork, Glen Korbert, asnjë pilot nuk do të mund të hedh ujë saktë në një vend, nëse lëviz disa qindra kilometra në orë.
Agjencia franceze për mbrojtje civile thekson se çfarëdo qoftë lëshimi i ujit nga ajri do të mund ta “dobësojë strukturën e Notër Damit dhe të sjellë deri në dëm kolateral të ndërtesave që ndodhen përreth”.
“Në 20 minutat e para ka qenë më shumë se evidente se ky do të jetë zjarr katastrofik”, deklaroi ish-zjarrfikësi në shërbimin në Sent Luis në SHBA, Greg Favre.
Ai shtoi se fakti që zjarrfikësit kanë arritur ta vendosin zjarrin nën kontroll dhe të shpëtojnë pjesë të madhe të ndërtesës, duke i përfshirë edhe dy kambanaret, tregon në përpjekje të madh.
Pas nëntë orëve luftë, herët në mëngjes rreth orës tre zjarrfikësit arritën ta lokalizojnë zjarrin, i cili është shuar tërësisht disa orë më vonë.