Uashington, 21 shkurt -Prokurori publik i SHBA-së, Uilliam Bar javën e ardhshme mund të kumtojë fundin e hetimit të prokurorit t posaçëm Robert Maler për gjoja përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe komplotin mes fushatës së Donald Trampit dhe Kremlinit, kumtoi mbrëmë CNN.
Televizioni, i cili i referohet burimeve të njoftuara me planet e prokurorit publik, tregon se Bar po bën përgatitje që të shpallen rezultatet dhe kjo do të thotë se Maler e ka përfunduar pothuajse hetimin pothuajse dyvjeçar, por edhe se nuk përjashtohet edhe shtyrja e publikimit. Sipas ligjit, me përfundim të punës së vet, prokurori special duhet t’i parashtrojë prokurorit publik raport me shenjën “konfidenciale”, por procedura urdhëron që raport tjetër t’i dorëzohet edhe Kongresit edhe opinionit.
Është e paqartë sa kohë do të nevojitet që Ministria e Drejtësisë (e cila udhëhiqet nga prokurori publik) ta përgatisë raportin e vet nga konkludimet e hetimit dhe t’ia parashtrojë Kongresit. Duke pasur parasysh takimin e ardhshëm të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp me liderin verikorean, Kim Xhong-un, afatet mund të zhvendosen, theksojnë nga televizioni.
Ministria e Drejtësisë dhe prokurori special hoqën dorë nga komentimet. Në dëgjimin para Komisionit të senatit për drejtësi muajin e kaluar Bar lidhur me konkludimet nga hetimi i Malerit theksoi se do të jetë “sa më transparent” për Kongresin dhe opinionin.
Presidenti amerikan deklaroi se Bar duhet vetë të vendosë nëse do ta publikojë raportin e prokurorit special. “Kjo tërësisht varet nga prokurori i ri publik. Ai është njeri i mrekullueshëm i cili me të vërtetë e çmon këtë vend dhe e çmon Ministrinë e Drejtësisë, deklaroi Tramp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Maler për “përzierjen ruse” filloi më 17 maj të vitit 2017. Hetime të posaçme për këtë u zhvilluan edhe në Kongres, Senat dhe Dhomën përfaqësuese, konkludimi i të cilave është ky: Rusia me të vërtetë është përzier në proceset zgjedhore të SHBA-së, por ligjvënësit nuk mund të arrijnë mendim unik për lidhjet e Trampit me Kremlinin.