Uashington 13 prill – Caqet e mundshme të sulmeve ajrore do të jenë dy aeroporte ushtarake siriane, qendra hulumtuese dhe një ndërmarrje ku prodhohen armët kimike, njoftoi dje televizioni Si-En-Bi-Si.
Siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Uashingtoni, kanali televiziv amerikan ka cituar një burim qeveritar i cili nuk është përgjigjur se ku janë të vendosura këto objekte.
“Ushtria siriane ka dislokuar një numër të avionëve në aeroporte të kontrolluara nga Rusia me shpresë se Uashingtoni nuk do të shkaktojë goditje në ato vende”, ka thënë burimi.
Presidenti amerikan Donald Tramp pardje porositi se Rusia duhet të përgatitet për sulm me raketa amerikane në Siri.
“Nuk duhet të bashkëpunohet me kafshë e cila vret me gaz, e cila vret qytetarët e vet dhe kënaqet me atë”, shkroi Tramp në Tuiter duke aluduar tek presidenti sirian Bashar Asad.