Një tjetër shqiptar është vlerësuar për arritjet e tij në shkencë duke marrë edhe çmim prestigjioz. Bëhet fjalë për shkencëtarin shqiptar Edor Kabashi, i cili është shpallur fitues i edicionit të 8-të të Çmimit Ndërkombëtar PG për Mjekësisë. Shqiptari është fitues nga 15 punimet shkencore. Kabashi konkurroi me zbulimin e tij në zhvillimin e trajtimeve të reja për Sklerozën Laterale Amiotrofike (ALS), punim ky që u vlerësua maksimalisht nga juria. Dr. Edor Kabashi nga Durrësi dhe ekipi që ai drejton, punojnë që prej pesë vjetësh në Paris. Çmimi jepet nga Institutit Gontijo Paulo në Brazil për të nxitur kërkimet e studiuesve të rinj në mbarë botën për të ndihmuar në shërimin e ALS.