Kumanovë, 9 qershor – Shoqata për Edukim “Vllaznia” nga Kumanova me rastin e muajit Ramazan dekoroi me çmimin “Shembulltyra e vitit” magjistren e arkitekturës Esra Iljazi. Ndarja e këtij çmimi u bë nga ana e kryetarit të Shoqatës për Edukim “Vllaznia”, Milazim Mustafa, në iftarin tradicional që organizohet me jetimët dhe familjarët e tyre gjatë muajit Ramazan, shkruan gazeta KOHA. Përndryshe, Esra Iljazi, e cila vjen nga fshati Sllupçan i Kumanovës, për vite me radhë ka qenë anëtare dhe pjesë e programit edukativ të Shoqatws “Vllaznia”. Ka mbaruar studimet primare dhe magjistraturën në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Shkupit me suksese të larta, kurse pak ditë më parë, e njëjta u dekorua me çmimin “Unaza e Inxhinierisë për vitin 2017”, titull ky që iu dekorua personalisht nga presidenti i shtetit të Republikës së Maqedonisë, e që ndahet qysh nga viti 2004 dhe për herë të parë me këtë titull të dekorohet një shqiptarë.
Gjatë fjalimit përshëndetës para të pranishmëve, Esra i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar që ajo të arrijë këtë sukses duke i porositur të gjithë fëmijët dhe të rinjët që t’i përkushtohen mësimeve dhe të jenë të përpikët në synimet e tyre ku padyshim se sukseset nuk do të mungojnë. Kryetari i Shoatws “Vllaznia”, Milazim Mustafa në fjalën e tij përshëndetëse uroi Esrën dhe njoftoi se ky çmim që jepet për herë të parë gjatë muajit Ramazan, do të jetë tradicional me qëllim të promovimit të vlerave që gjinden në mesin tonë, e poashtu edhe stimulimin e fëmijëve e në veçanti jetimave që të arrijnë suksese të larta në të ardhmen e tyre. (koha.mk)