Shkup, 24 nëntor – Oferta më e volitshme ekonomike do të jetë kriteri kryesor për përzgjedhje në furnizimet publike. Këtë e parashikon përzgjedhja e re ligjore për furnizime publike që tashmë është në procedurë kuvendore, ndërsa e cila do të mundësojë edhe pjesëmarrje më të madhe në furnizimet publike dhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në pajtim me përzgjedhjen e re ligjore, gjatë përzgjedhjes së ofruesit më të volitshëm do të mund të zgjidhet mes dy çmimeve, vetëm shpenzimi ose përbërja më e mirë mes çmimit dhe cilësisë.
“Pavarësisht asaj se cila qasje shfrytëzohet, gjatë evaluimit të ofertave gjithmonë duhet të përfshihet elementi ekonomik. Me vendosjen e ofertës më të volitshme ekonomike si kriter për ndarjen e marrëveshjeve, përveç që bëhet harmonizimi me direktivat e vitit 2014, mënjanohen edhe shumë efekte negative nga shfrytëzimi i deritanishëm i kriterit të çmimit më të ulët. Jemi dëshmitarë se cilësia më e dobët ose shpenzimet për rregullim i kushtojnë shtetit më shumë”, vlerësoi ministri i Financave Dragan Tevdovski gjatë arsyetimit të përzgjedhjes ligjore në Komisionin kuvendor amë.
Propozim-ligji për furnizime publike bazohet në kriteret e lëvizjes së lirë të mallrave, lirinë e themelimit, lirinë e sigurimit të shërbimeve, si dhe kriteret e ekonomizimit, efikasiteti, konkurenca mes operatorëve ekonomik, transparenca, trajtimi i barabartë i operatorëve ekonomik dhe proporcionaliteti.
Ligji i ri për furnizime publike është harmonizuar me ligjdhënien e Bashkimit Evropian. Ai, sipas ministrit të Financave, do të sigurojë shpenzim racional të parave shtetërore, konkurencë të lirë dhe korrekte dhe transparencë gjatë furnizimeve publike.
Ai përmban zjgidhje që do t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve të cilët marrin pjesë në kryerjen e marrëveshjeve për furnizime publike, si dhe nënkontraktorët.
Ligji i ri parasheh shumë masa që do t’i përmirësojnë kushtet edhe për përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike.
Me ligjin e ri për furnizime publike thjeshtësohen procedurat për furnizime publike me vlerë më të ulët, përmes vendosjes së procedurave për furnizim, si furnizim nga vlera e vogël, tregu elektronik për furnizime publike të vogla dhe thjeshtësimi i procedurës së hapur.
Me sjelljen e këtij ligji vendosen bazat për reformë themelore në sistemin e furnizimeve publike, i cili do të përforcohet me shumë akte nënligjore me të cilat duhet të rrumbullaksohet korniza e re juridike.
Ligji i ri për furnizime publike parasheh edhe shumë rregulla antikorruptuese dhe rregulla me të cilat do të ndërpritet ndeshja e interesave gjatë kryerjes së furnizimeve publike.
Ligji i përhershëm për furnizime publike është sjellur në vitin 2007, ndërsa filloi të zbatohet nga 1 janari i vitit 2008. I njëjti është bazuar në direktivat për furnizime publike të Bashkimit Evropian nga viti 2004, të cilat ishin aktuale në atë periudhë, dhe ishte me shkallë të lartë të harmonizmit. Në ndërkohë ishin bërë shumë ndryshime dhe plotësime të ligjit që, e larguan nga ligjdhënia evropiane në këtë fushë. Për tre arsye konsideron propozuesi paraqitet nevoja e ndryshimit më themelor dhe më gjithëpërfshirës në këtë fushë me sjelljen e ligjit, të themeluar mbi qëllimet, parimet dhe standardet e lartpërmendura.
Pritet Ligji i ri për furnizime publike të hyjë në fuqi deri në fund të këtij viti.
Reformë në furnizimet publike kërkuan edhe ekonomistët dhe sektori qytetar, ndërsa në atë drejtim vitin e kaluar ishte hequr Këshilli për furnizime publike dhe kishte filluar procedura për shpalljen e marrëveshjeve të lidhura nga cilido institucion publik ose shtetëror.