Londër, 8 janar – Çmimet e naftës në bursat botërore sot janë stabilizuar në nivelin prej mbi 67 dollarë, pas stuhisë tregtare ndërkombëtare, për shkak se pas panikut të parë si shkak i sulmit raketor të Iranit, mbi caqet amerikane në Irak, mbizotëron mendimi se përplasja nuk do të ketë eskalime të mëtutjeshme.
Në tregun e Londrës, çmimi i naftës për një barel pasditen e sotme ishte minus 49 centë, në raport me mbylljen paraprake dhe ka arritur në 67,78 dollarë. Mëngjesin e sotëm ai shkurt kërce në 71,75 dollarë, që paraqet nivelin më të lartë nga mesi i muajit shtator të vitit të kaluar.
Ndërkohë në tregun e Amerikës, një barel shitej për 76 centë më pak, nga 61,94 dollarë. Për një periudhë të shkurt ky çmimi sot arriti në 65,85 dollarë, niveli më i lartë që nga fundi i prillit të vitit të kaluar.(koha.mk)